HomePolitikë

KE ndryshon buxhetin për 2020, mban premtimin për Shqipërinë/ Reagon Rama

Ambasadori i BE, Luigi Soreca jep lajmin se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e BE për 2020 ku përfshihen ndihmat në vendet që duhet urgjentisht.

KE dha në shkurt 100 milionë euro për Shqipërinë në procesin e Rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe duket se BE nuk do i prekë ato edhe pse ndodhet në një krizë kontinentale me COVID-19.

Soreca thotë se ky është një premtim i mbajtur tashmë dhe BE qëndron afër Shqipërisë.

STATUSI I LUIGI SORECAS

Today the @EUCouncil amended Flag of European Union 2020 budget to provide additional support ëhere urgently needed. This includes the €100M pledged by
@EU_Commission in February to support post-earthquake reconstruction in AlbaniaFlag of Albania.
Promise kept and delivered! The #EU stands by #Albania!Flag of European UnionFlag of Albania

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama thekson se pavarësisht situatës së vështirë, në të cilën ndodhet e gjithë bota, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel dhe 100 milionë eurot e premtuara për rindërtimin u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020.

“ NJË LAJM I MIRË QË PAVARËSISHT HALLIT TË MADH TË P?RBALLIMIT TË PASOJAVE TË KËSAJ LUFTE BOTËRORE, BE I QËNDROI ANGAZHIMIT TË 17 SHKURTIT NË BRUKSEL DHE 100 MILIONË € E PREMTUAR NGA KOMISIONI EUROPIAN PËR RINDËRTIMIN, U ALOKUAN NË BUXHETIN E RISHIKUAR TË BE2020??”, shkruan Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME