HomeShowbiz

Keanu Reeves dhe Carrie-Anne Moss sërish në Matrix

Me siguri të gjithë i mbajmë mend Keanu Reeves dhe Carrie Ann Moss në rolet epike të Neo dhe Trinity në filmin fantastiko-shkencor “Matrix”. Filmi i vitit 1999, ndryshoi rrënjësisht kinematografinë e kohës dhe hapi një etapë të re të rëndësishme në këtë fushë.

Së fundmi, është bërë e ditur se motrat regjisore Wachoski, kanë nisur punën për të risjellë edhe një herë një tjetër seri të filmit ikonik.

“Matrix” , paraqiti Reeves si Neo një njeri i zakonshëm që zbulon se njerëzimi është i bllokuar në një realitet të stimuluar dhe se ai është i vetmi që mund ta shpëtojë. Së bashku me Reeves, pjesë e kastit të filmit ishin edhe Moss, Laurence Fishburne dhe Hugo Weaving.

Pas publikimit të filmit të parë, që rezultoi një sukses i padiskutueshëm, u realizuan edhe dy filma të tjerë, “The Matrix Reloaded” dhe “The Matrix Revolutions”, që u publikuan në vitin 2003.

“Matrix” tërhoqi krejtësisht botën e kinemasë. Disa mund të citojnë efektet e veçanta. Të tjerë mund të citojnë argumentet biblike të një historie të thënë në botën kiberpunk. Edhe më shumë të tjerë mund ta shohin filmin si një manifest për botën ku jetojmë. Sido që të jetë edhe filmi i ri i “Matrix”, do të jetë një sukses i garantuar.


TË NGJASHME