HomePolitikë

KED i hap rrugë Kushtetueses, shpallen katër kandidatët, kush nuk kualifikohet

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi dje mbledhjen për verifikimin e kandidatëve për vendet vakante për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

KED ka shpallur katër kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese dhe një kandidat për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Sipas njoftimit për shtyp, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi lejimin për kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese të Arta Vorpsit, Besnik Muçit, Fiona Papajorgjit dhe Regleta Panajotit. Ndërsa iu ndalua kandidimi për në këtë Gjykatë 5 të tjerëve, Anila Gurit, Dedë Kasnecit, Ilir Mustafaj, pasi nuk kaloi vetingun, Mimoza Qinamit dhe Vladimir Gërmenjit.

Për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u miratua lejimi i kandidimit të Artur Malajt, ndërsa u refuzua Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami, që ishte kandidate edhe për në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sqaroi se vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi më 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, janë shtyrë për mbledhjen e radhës së KED.

MBLEDHJA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi theksoni se vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Tashmë, emrat e kandidatëve në fillim të gushtit pritet t’i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit.

Në mbledhjen e radhës, KED shqyrtoi rastet për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu, u diskutua caktimi i ekspertit auditues ligjor të licencuar për dhënien e mendimit teknik lidhur me analizën financiare të nevojshme për disa aspekte të verifikimit të pasurisë së një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara, që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

VERIFIKIMET

Në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen: Në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga më shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqërore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

Në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit; Në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, performacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

KED vendosi për kandidatët, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave.

Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese
1. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, më datën 07.02.2018; për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019; për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019
2. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018; për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018
3. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019; për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019
4. Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018; për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018

Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese
1. Anila Guri (Kristani), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
2. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018; për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018
3. Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018; për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën
04.03.2019; për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019; për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në
datën 07.02.2018;
4. Mimoza Qinami, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019
5. Vladimir Gërmenji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018; për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.panorama.al


TË NGJASHME