HomePolitikë

KED i nis Kuvendit listën e kandidatëve për ILD

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i ka dërguar sot Kuvendit listën e kandidatëve për Inspektorë të Lartë të Drejtësisë.

Në letrën në fjalë jepet raporti i arsyetuar për renditjen e kandidatëve. KED thekson se Kuvendi duhet të ushtrojë kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve:

– Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,
– Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,
– si edhe aktet përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë


TË NGJASHME