HomePolitikë

KED konstituohet më 15 janar, zbulohet rendi i ditës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet më 15 janar, ditë kur do të bëhet edhe konstituimi i këtij institucioni. Lajmi bëhet i ditur nga vetë KED në faqen zyrtare të internetit, ku ndër të tjera njoftohet edhe rendi i ditës.

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese pritet të jenë çështje e diskutimeve. Bëhet fjalë për tre vende vakante, një prej tyre për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi i cili u shkarkua nga KPA.

NJOFTIMI
Në datën 15 janar 2020 ora 12.00 thirret mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2020.

Kjo mbledhje thirret me këtë rend dite:

1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.

2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.

3. Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

4. Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante si më poshtë:
Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.


TË NGJASHME