HomePolitikë

KED publikon raportin vjetor, sqarime për përplasjen Meta-Dvorani

dvorani-dhe-meta

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar raportin vjetor për vitin që lamë pas, 2019 në të cilin sqarohet procesi  i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera thekson se përgjatë këtij viti “KED është gjendur përballë një numri të konsiderueshëm dhe pazakontë sfidash dhe problematikash, të cilat duhet të gjenin zgjidhje, madje në kohë të shpejtë e të arsyeshme, sepse ato e pamundësonin fillimin dhe ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive, që i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet këtij Këshilli”.

Një pjesë të mirë të raportit vjetor e zë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili është shoqëruar me përplasje të ashpra mes kreut të KED, Ardian Dvorani, dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ky i fundit këmbëngul se përzgjedhja nuk është sipas ligjit.

“Brenda shtatë ditëve nga dërgimi i listave përfundimtare të renditjes së kandidatëve, raporteve të arsyetuara për renditjen dhe akteve përkatëse të sipërpërmendura, në datën 15.10.2019, Presidenti i Republikës, me Dekretin nr.11313 ka emëruar gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese zotin Besnik Muçi, i renditur i treti në Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018”, thuhet ndër të tjera në raport.


TË NGJASHME