HomeSport

Keidi Bare zgjedh skuadrën dhe Ligën ku do të luajë

Pritet vetëm zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurtë, se Keidi Bare i ka dhënë fund aventurës me Malaga dhe ka gjetur skuadrën e re për të vazhduar karrierën.

Sipas të përditëshmes “AS”, mesfushori i kombëtares shqiptare do të qëndrojë në Ligën 2, por duke luajtur për Espanjol.

Skuadra katalunjase zbriti në një kategori më poshte sezonin e shkuar, teksa ka si objektiv rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit spanjoll. Për këtë ka marrë edhe shërbimet e Bares, duke shpenzuar 2 milionë euro për të blerë kartonin e tij.

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja “AS”, futbollisti është përshëndetur edhe me skuadrën e Malagës dhe me firmën në kontratë do të zyrtarizojë transferimin te Espanjol.


TË NGJASHME