HomeShowbiz

Kejvina Kthella takohet me Malumën, Orjola i lë komentin epik

Lajmi se Maluma u takua me Tayna-n pushtoi mbrëmë rrjetet sociale. Por në fakt, reperja nuk ishte vetëm në koncertin e tij në Cagliari të Italisë pasi bashkë me të ishte edhe Kejvina Kthjella.

Kejvina postoi shumë foto e video nga koncerti ku shfaqej duke shijuar muzikën e Malumës. Gjithashtu modelja ka zbuluar se ka patur fatin edhe ta takojë këngëtarin.

Maluma ka pranuar që të bëjë një foto me Kejvinën e cila e ka postuar në Instagram duke shkruar: “Tani mund të vdes. Mirupafshim botë”.

Bukuroshja shqiptare ka marrë shumë komente në këtë postim, por më epiku ishte ai i Oriola Marashit. “Çift i mrekullueshëm. Ishalla s’po na dëgjon Natalia”, duke iu referuar të dashurës së Malumës.

vine.png

TË NGJASHME