HomeShowbiz

Kejvina Kthella “ngre temperaturat” me pozat e fundit (FOTO)

Ajo ndodhet momentalisht për punë në Dubai dhe bëhet fjalë për një nga modelet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, e cila me fizikun e saj ka bërë për vete shumë fansa.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, e cila së fundmi ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se nuk ka dimër për të.

Por postimi që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve të saj është një video ku shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë ari.

Kejvina filmonte trupin nga afër dhe paraqitja e saj nuk donte fare koment. “Photoshop”, ka shkruar ajo me shaka sipër videos, duke ‘thumbuar’ të gjithë ata që e kritikojnë për editim të imazheve.

Kejvina në këtë video nuk kishte vendosur asnjë pikë makijazhi në fytyrë dhe dukej e freskët.


TË NGJASHME