Kejvina Kthella zbulon nëse ka kryer operacion plastik apo jo

Tashmë të gjithë e njohim Kejvina Kthella.Ajo është një ndër vajzat më simpatike shqiptare dhe shumë e komentuar nga publiku. Vetëm disa ditë më parë Kejvina u largua nga emisioni i Ermal Mamaqit për t’i dhënë vetes një mundësi më të mirë në Itali.
Bukuroshja shqiptare ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video të ndryshme provokuese.

Së fundmi është përfolur se ka zmadhuar gjoksin dhe teksa u bë pjesë e rubrikës “pyetje-përgjigje” në Instagram, një fanse e pyeti “Aman na trego edhe neve sekretin si e rrite gjoksin se ti nuk ke pas fare”.
Kejvina u përgjigj shumë thjeshtë, me anë të një GIF-i me para. Epo nuk ishte dhe aq sekret!
