HomeShowbiz

Kejvina provokon sërish, çfarë ka humbur Ermal Mamaqi?!

Largimi i bujshëm i Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin”, vazhdon ende të komentohet në media të ndryshme.Modelja e njohur vendosi të lërë emisionin e drejtuar nga Ermal Mamaqi për një mundësi më të mirë në Itali.Largimi në mes të sezonit dhe lajmet e shumta duket se nuk e pengojnë Kejvinën në përditshmërinë e saj.

Bukuroshja vazhdon të pozojë si modele dhe në çdo fotosesion vazhdon të duket akoma më tërheqëse dhe provokuese.

Shpeshherë ajo ka marrë “kritika” të shumta për ekspozimin e gjoksit bombastik, por kësaj radhe Kejvina ka vendosur të pozojë në një mënyrë të ëmbël dhe sensuale.Duke anashkaluar kështu ekspozimin e asetit të saj më të fortë.

Komentet dhe ‘like’ kanë qenë të panumërta në vetëm pak minuta pas publikimit të fotos në Instagram.

 


TË NGJASHME