HomeShowbiz

Kejvina sërish në “Klan”, ja ku do e shikojmë ish-velinën

Kejvina Kthella e cila u largua nga emisioni “Xing me Ermalin” pas planeve për karrierë në Itali, do të rikthehet shumë shpejt në televizionin “Klan”, por jo pranë Ermal Mamaqit tashmë si konkurrente e “Dance with me”.

Kejvina do të bëhet bashkë me ish-deputetin Eduard Ndocaj, të cilin e ka dhe kushëri.

Ndërkohë një çift tjetër që do të hyjë në garë është këngëtarja Era Rusi dhe aktori, moderator i “Top Channel” Florian Agalliu.



Në “Dance with me” marrin pjesë 6 çifte dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim në vazhdim për të zbuluar VIP-at e tjerë.


TË NGJASHME