HomeShowbiz

Kejvina thuajse konfirmon lidhjen me futbollistin e Kombëtares!

Nga club-et e Tiranës pak ditë më parë, shfaqej Kejvina Kthella me futbollistin Bekim Balaj, i bënë të gjithë të dyshojnë për një lidhje të re në showbiz-in shqiptar.

E intervistuar në rubrikën 60 sekondëshe të Prive, Kejvina ka thenë se “mbase” mund të jetë edhe e dashuruar, duke na shtuar akoma më shumë dyshimet qe kishim.

 

Këtë mënyrë përgjigjeje për të konfirmuar një lidhje e kemi degjuar dhe më parë , pasi edhe Dj Sardi dha një “mbase” kur u pyet nëse është i lidhur me Jonida Vokshin.

Ajo gjithashtu tregoi edhe se çfarë e kënaq më shumë në jetë, dhe përgjigja e saj që nuk e prisnim është: Paratë.

Mbase për momentin, prioritet në jetën e Kejvinës është të bëjë sa më shumë para, ndërsa dashuria qëndron pas tyre.

 


TË NGJASHME