HomeLajme

Këmbimi valutor, euro shënon një ulje të lehtë

Pasi pësoi një rritje të madhe gjatë periudhës së izolimit, moedha e përbashkët Euro, po shënon tanimë zbritje. Ditën e sotme, ka pësuar sërish një rënie dhe në kursin e Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehej me 127.68 lekë. Një rënie me 0.83 lekë në raport me kusrin e ditëve të mëparshme.

Që prej 12 marsit, dita kur filloi pezullimi i aktivitetve në Shqipëri një pjesë e madhe e valutave të huaja shënuan rritje kundrejt lekut. Euro arriti në 131.06 lekë,një shifër që nuk arrihej prej dy vitesh. Megjithatë, sipas ekspertëve tregu valutor po vjen drejt normalizimit dhe në momëntin që izolimi do të përfundojë sërish do kthehet në shifrat e mëhershme.

Kufizimi i aktiviteteve tregtare në vend dhe mbyllja e një numri të konsiderueshëm të bizneseve shkaktoi këtë rritje artificiale siç e quajnë ekspertët. Në agjensitë valutore diferenca në shit-blerje është e lartë, çka ndodh gjithnjë kur ka luhatje të mëdha në treg.


TË NGJASHME