HomeSociale

Këmbimi valutor, Euro vijon rritjen. Paundi britanik nuk ndal vrullin ndaj Lekut

Ky vit me sa duket ka nisur pozitiv për valutën e eurozonës, pasi me sa duket po tenton të rimarrë veten. Euro ka njohur një rritje të lehtë në tregun e këmbimit valutor vendas gjatë ditës së martë, duke u forcuar minimalisht më 0.1 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, lekut dhe këmbehet sot për 123.4 lekë.

Ndërkohë, sterlina gjithashtu ka njohur një rritje të madhe në këtë fillim vit. Valuta britanike është forcuar me 0.2 lekë për njësi për t’u ngjitur sot në kuotën e 137.5 lekëve.

Nga ana tjetër, leku është shfaqur ‘i fortë’ përballë dollarit amerikan, i cili ditën e sotme nuk ka regjistruar luhatje në tregun e këmbimit valutor. Monedha vijon të këmbehet për 107.8 lekë në blerje dhe 108.5 lekë në shitje.

Ndërkohë, sa i takon valutave të tjera ndërkombëtare, dollari australian është zhvlerësuar minimalisht me 0.2 pikë kundrejt lekut. Ndërsa dollari kanadez dhe franga zvicerane janë forcuar respektivisht me 0.4 dhe 0.3 lekë për njësi dhe këmbehen për 81 dhe 109.8 lekë secila.


TË NGJASHME