HomeLajme

Këmbimi valutor në fundjavë/ Zhvlerësohet euroja, dollari forcohet në raport me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë, euroja u zhvlerësua me 0.04 lekë duke u këmbyer me 121.94 lekë dhe dollari amerikan u forcua me 0.38 lekë krahasuar me një ditë më parë dhe këmbehet sot me 110.42 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një ditë më parë, të shtunën forcuan pozitat në këmbim me lekun edhe valutat e tjera.

Kështu paundi britanik u forcua me 0,16 lekë, franga zvicerane këmbehet me 113.76 lekë ose 0.20 lekë më shumë dhe jeni japonez fitoi 0.20 lekë në raport me lekun.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor.

Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit.

Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.


TË NGJASHME