HomeShëndeti

“Kemi një kontratë me Pfizer”/ Manastirliu: Gjatë javës së ardhshme pritet sasia prej 10 mijë vaksinash!

Gjatë ditës së sotme në konferencën e përbashkët me Komitetin Teknik, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka folur lidhur me kontratën e palës shqiptare me kompaninë Pfizer, në të cilën parashikohet se në javën e ardhshme pritet të sjellë një sasi prej 10 mijë dozash të vaksinës antiCOVID.

Ata që do jenë prioritet, dhe do imunizohen të parë do të jenë 5 mijë mjekë, të cilët janë më të rrezikuarit, dhe më pas do të vijohet me të moshuarit që jetojnë në azile, të moshës mbi 75-vjeç. Ajo gjitashtu shtoi se vaksinimi do të kryhet në çdo rreth.

“Po presim të mësojmë se kur do vijnë vaksinat nga Covax. Ndërkohë nga marrëveshja me Pfizer presim 50 mijë doza, në janar do vijnë 10 mijë doza. Do vaksinojmë 800 mijë qytetarë, e kemi në plan.

Ne jemi besimplotë se kontrata me Pfizer do zbatohet sipas kalendarit të parashikuar, në javën e tretë të janarit mbërrijnë dozat. Po vijojmë për vaksinimin e stafeve të 4 spitaleve Covid, janë rreth 1 mijë punonjës, nga ana tjetër janë 5 mijë mjekë dhe infermierë në frontin e parë të përballjes me virusin në urgjenca e spitale. Pasi të mbarojmë me ta janë kategoria e të moshuarve në azile dhe të moshuarit mbi 75 vjeç. Nuk do kemi vetëm një qendër vaksinimi në Tiranë, por edhe të tjera në rrethe”,- shtoi ajo.


TË NGJASHME