HomeLajme

Kënd i ri lojrash te liqeni për fëmijët me aftësi të kufizuar

Nisma e Bashkisë së Tiranës, “Luaj Tirana”, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin me krijimin e hapësirave argëtuese për fëmijë e të rritur, ka shtuar edhe një kënd të tretë force në hapësirën e Parkut të Liqenit. Por, krahas tij, për herë të parë në Parkun e Madh, pranë këndit të lojërave, është instaluar modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar duke hequr kështu barrierat për ta.
Bashkia e Tiranës parashikon që edhe për vitin 2018 të vijojë puna për përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet dhe për krijimin e hapësirave çlodhëse për të gjitha grupmoshat. “Këto dy vite na mësuan një gjë” Shprehet Veliaj ” Kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen për punë dhe kur bashkojmë gjithë energjinë, Bashki, qeveri, agjencitë tona, kompanitë private, të gjithë ata që janë bujarë dhe duan të japin diçka, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.
Sot kemi instaluar për herë të parë një modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar. Do të donim shumë që të ishim solidarë me prindërit që rrisin këta fëmijë, për t’u siguruar që nuk e kanë vendin në një cep, por e kanë në mes, ku janë edhe gjithë fëmijët e tjerë. Unë besoj se jo vetëm ndihmojmë fëmijët me aftësi të kuãzuar, por edhe fëmijët e tjerë kuptojnë që shoqëria ka nga të gjithë shtresat, ka njerëz që për një arsye shëndetësore apo për një aksident kanë një vështirësi. Edhe fëmijët e tjerë, në një kënd lojërash që harmonizon edhe fëmijët me aftësi të kuãzuar janë më të emancipuar, rriten si qytetarë më dinjitozë të qytetit tonë”, tha kryebashkiaku Veliaj.


TË NGJASHME