HomeShowbiz

Kendall Jenner rrëfen për herë të parë për krizat e panikut

Shpesh herë kemi dëgjuar të famshëm që tregojnë për problemet që kanë me shëndetin. Disa ankth, depresion, e të tjerë sëmundje që rrallë herë i kemi dëgjuar.

Kendall Jenner zbuloi gjatë një interviste për “Good Morning America”, se vuan nga ankthi. Kjo gjë nuk është diçka që i ka nisur tani pasi modelja ka treguar se nga ankthi ka vuajtur që në vegjëli.

Isha shumë shumë e vogël dhe më kujtohet se nuk arrija të merrja frymë dhe kam vrapuar tek mamaja ime duke i thënë se nuk mbushesha me frymë”, ka pohuar Kendall.

Ka qënë Kris Jenner ajo e cila i ka qëndruar pranë vajzës së saj duke e ndihmuar dhe dërguar atë në mjekët më të mirë të mundshëm.

Kriza e ankthit që i ka ndodhur së fundmi modeles është gjatë Met Gala 2019. Para se të futej në event modelja i ka rrëfyer motrës së saj Kylie se po kalonte një krizë paniku por më pas është qetësuar.

Kriza të tilla modelja rrëfen se kalon në përditshmëri mirëpo mundohet që të jetë e rrethuar me njerëz që ta kalojë këtë gjendje sa më shpejt.


TË NGJASHME