HomeLajme

Kënga e re e Ariana Grande-s është një bombë e vërtetë!

Këngëtarja publikoi në mesnatën e së enjtes videoklipin e projektit më të ri “7 Rings”  kënga e re i kushtohet parave.

25-vjeçarja tregon në klip anën e saj më sensuale, ndërsa është e shoqëruar nga disa prej mikeshave të ngushta, me të cilat dëfrehet gjatë një feste.

Ariana e shkroi këngën për shoqet e saj dhe sesi 6 prej tyre mbajnë një unazë miqësie. Por mbi të gjitha kjo këngë i kushtohet parasë dhe luksit që i mundëson vetes Grande, ndërsa në një pjesë të tekstit ajo këndon:

“I blej vetes të githa gjërat e preferuara/ Shkruaj çeqet e mia, ashtu siç shkruaj atë që këndoj/ Kushdo që tha se paratë nuk mund të zgjidhin problemet e tua/ Nuk duhet të ketë pasur mjaftueshëm për t’i zgjidhur/ Ata thonë cilën, jo unë i dua të gjitha”.

Refreni është shumë i thjeshtë për t’u mbajtur mend:

“E shoh, më pëlqen, e dua, e marr”.


TË NGJASHME