HomeShowbiz

Kënga e re është një histori e saj personale dhe Elvana Gjata e pranoi vetë!

Të gjithë pritëm dje orën 18:30 për publikimin e këngës së Elvana Gjatës, “Tavolina e mërzisë”. Mund të themi që nuk na zhgënjeu aspak pasi komentet ishin shumë pozitive dhe këngën nisën ta shpërndanin të gjithë miqtë tanë në rrjetet sociale.

Elvana erdhi si një vajzë e thjeshtë, me një veshje shumë “casual” dhe një klip që fansat e cilësuan pa shumë pispillosje.
Dhe për tekstin e këngës Elvana reagoi sot përmes një postimi, ku tregon se Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku kanë shpalosur gjendjen e saj shpirtërore.

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku janë dy legjenda të Kosovës dhe jam krenare që punuam bashkë! Faleminderit që hytë në shpirtin tim dhe e thurët këtë muzikë dhe këto vargje. Të jem e sinqertë ndjesia është gjithmonë si herën e parë… dhe s’mund të rri pa thënë që më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë njësoj si mua”, shkruhet në postimin e saj në Instagram.

Elvana i këndon një dashurie të shkuar, prej të cilës hoqi dorë personi i dytë. Nuk dimë nëse kjo këngë është dedikim, por siç shkruan vetë ajo, prekur zemrën e saj. Javët e fundit Elvana është përfolur për fejesën e saj me Ervin Matën, pasi fillimisht u aludua se çifti është ndarë, por më pas burime treguan se romanca mes tyre vazhdon.

 


TË NGJASHME