HomeShowbiz

‘Kënga Magjike’ me formulë të re, si do të bëhet votimi i artistëve

Edicioni i 21-të i festivalit “Kënga Magjike” vjen me një koncept të ri. Sot është prezantuar spoti i “Kënga Magjike 2019” që fton këngëtarët të bëhen pjesë e këtij edicioni, i cili do të ketë ndryshime në mënyrën e votimit.

Lajmin e ka bërë të ditur, prezantuesi i këtij festivali Ardit Gjebrea, i cili përmes një statusi në instagram shprehet:

“Këtë vit në “Kënga Magjike” veç artistëve në netët finale, do të votojë edhe publiku, do të votojë edhe Juria e Neë Artist. Vetë juria do të ketë ndryshime… Nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne”.


TË NGJASHME