HomeLajme

Kënga më re “9 pranverat” e Ermal Metës lançohet në radio

Mediat italiane po i bëjnë jehonë këngës më të re të Ermal Metës.

Ndërkohë, siç kishte thënë më parë në mediat sociale, lançohet në radio një tjetër perlë nga ajo minierë që është  titulluar “Non abbiamo armi”.  Albumi i tij i konfirmuar ka zgjatur pas triumfit në Sanremo me “Non ci avete fatto niente” ku ka fituar si kantautor Diskun e Platint.

Kënga është përhapur në radio dhe quhet “9 pranverat” dhe rrëfen një histori të ëmbël dhe të veçantë, atë të një dashurie që zgjat për nëntë pranvera, për nëntë vjet, por që arrin të mbyllet në një mënyrë të qetë dhe me një “të dua”. 9 pranvera është një këngë që, edhe një herë, tregon ndjeshmërinë njerëzore dhe autoriale të Ermal Metës.

 


TË NGJASHME