HomeLifestyle

Këngët më të mira të 2020-ës (deri më tani)

Kemi vetëm tre muaj që kemi hyrë në vitin 2020 dhe po na duket sikur kemi një përjetësi mirëpo të paktën kemi dëgjuar shumë muzikë dhe të themi të drejtën ka qënë muzikë e mirë.
Që nga hip-hop, këngë ndarjeje, reggaton, e deri tek këngët e reja të Rihannës që akoma jemi në pritje të tyre….më poshtë keni mundësinë të dëgjoni hitet e këtij fillim 2020-e.

1-“Cool Off” nga Missy Elliott

Twerking tashmë është art, kështu që Missy Elliott, mbretëresha e të gjitha llojeve të kërcimeve vendosi që ta praktikonte në një muze.

2-“Wasted On You” nga Evanescence

Evanescence ka publikuar një super këngë (dhe PO jemi akoma në 2020).

3-“I want war (But I Need Peace)” nga Kali Uchis

Kali është penduar për kohën kur ishte në një marrëdhënie me personin e gabuar, penduar dhe për çmenduritë që bëri për atë lidhje….edhe pse dëshiron ti shpallë luftë, ajo tashmë ka një mashkull të ri në jetën e saj që po i sjell paqen.

4-“You’re Too Precious” nga James Blake

Ditën e të dashuruarve e lamë pas mirëpo kjo këngë është çmendurisht e bukur dhe mund t’ja këndoni të dashurit tuaj 1 vit rrjesht.

5-“Shameika” nga Fiona Apple

Kjo këngë meriton të dëgjohet me volum të lartë. Dëgjuat! Ngrijeni tani..

6-“Song for Our Daughter” nga Laura Marling

Albumi i ri i Laurës flet më së shumti për drama dhe kriza por kjo këngë i tregon vajzës së ardhshme të këngëtares (mbase dhe vajzës suaj) që do duhet të përballet me një botë tejet mizore.

7-“Stupid Love” nga Lady Gaga

Lady Gaga është rikthyer- në fakt ajo nuk u largua ndonjëherë…

8-“Escape From LA” nga The Weeknd

The Weeknd ka pushtuar top listat me këngët e tij dhe kjo që ju kemi sjellë është padyshim një nga ato që nuk duhet të mungojë në playlistën tuaj.

9-“Between Us” nga DVSN ft. Snoh Aalegra

Jeni në një lidhje të komplikuar? Kjo është kënga që duhet të dëgjoni tani….

10-“Roses/Lotus/Violet/Iris” by Hayley Williams


Hayley na kujton atë personin që vazhdon rrugën e saj vetëm mirëpo arrin të ketë sukses të madh. Të gjitha këngët e kësaj artisteje janë në këtë nivel siç është ‘Roses’ mirëpo janë shumë të pëlqyera nga publiku.


TË NGJASHME