HomeShowbiz

Këngëtari i famshëm fut në “sherr” Taynën dhe Kejvinën

Maluma është një ndër këngëtarët më të famshëm botërorë dhe vlen për t’u theksuar se femrat e adhurojnë. Dy fanse shumë të zjarrta të këngëtarit janë edhe Tayna dhe Kejvina Kthella, të cilat së fundmi po “zihen” për të.

Tayna ka publikuar një video, në të cilën shihet duke kërcyer me një nga këngët e Maluma-s dhe këngëtari e ka pëlqyer videon dhe nga gëzimi i madh, ajo e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj.

Mirëpo në foton e postuar vëmendjen na e tërhoqën gjithashtu replikat mes vajzave.

“Është i zënë Maluma moj”, i komenton Kejvina, duke e pasur komentin e saj nga një tjetër i tillë: “Në rregull, në snap mbaje, se unë e kam në Instagram.”

lmett.jpg

Por ne kapëm një detaj shumë interesant dhe s’po e kuptojmë pse. Maluma-n nuk e gjejmë dot në Instagram sepse siç duket e ka mbyllur këtë rrjet sociale ku kishte mbi 42.5 milionë ndjekës.


TË NGJASHME