HomeShowbiz

Këngëtari i njohur feston sot ditëlindjen

Sot shënon data 5 shkurt dhe është një ditë e rëndësishme për biznesmenin e njohur shqiptar, reperin, producentin e muzikës pop, Silvi Fort, i cili sot feston ditëlindjen e tij.

Silvi Fort është një këngëtar, reper, dhe producent i muzikës pop, hip hop dhe dance. Silvi, ka krijuar muzik origjinale që prej moshës pesë vjeç. Ai përfaqësohet nga record label-i i pavarur “Money Music Entertainment”.

Albumi i tij i fundit më i njohur “Proenti a Success Story” përfshin këngë të suksesshme si “Artist”, “Inspired” dhe hite të reja si “Avengers in Adventure”, “Spain”, dhe “Play” (të gjitha të publikuara në vitin 2018).

Sukseset e tij nuk kanë fund dhe së shpejti ai vjen me projekte të reja në muzikë si dhe në kinematografi.

Silvi Fort njihet për vlerat e shkëlqyera të prodhimit të këngëve të tij, ashtu si dhe për videoklipet e këngëve të njohura ndërkombëtarisht, fama e të cilave ka tërhequr vëmendjen e fansave të muzikës si dhe të profesionistëve.

Sot ai regjistron dhe performon në kryeqytetet kryesore të Evropës. Fort përshkruan brandin e tij unik të muzikës pop, hip-hop si melodik, ritmik, të lehtë dhe të këndshëm.

“Si N`Filma” dhe “Party” nga Silvi Fort është tashmë e disponueshme në mbi 600 platforma muzikore online në mbarë botën. Duke shkruar vazhdimisht këngë me temë inspirimi, dashurie dhe suksesi, numri i fansave të Silvi Fort vazhdon të rritet me dëgjues të rinj çdo javë. Ata janë nga e gjithë bota.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta urojmë atë: Gëzuar ditëlindjen Silvi Fort!


TË NGJASHME