HomeShowbiz

Këngëtari i njohur i përlot të gjithë, performon nga ballkoni

Këngëtari i njohur i muzikës botërore, Jason Derulo ka marrë një surpizë të pakëndshme pasi i është anuluar koncerti i tij në Pragë, për arsye se stadiumi “Tipsot Arena” nuk ishte i sigurt.

Stafi i tij e shtyu datën e koncertit, por Jason ka bërë një lëvizje fantastike dhe ka vendosur të performojë në një ballkon.

Në një foto të shpërndarë në “Instagram”, shihet momenti kur Jason doli në ballkon me një mikrofon në dorë dhe këndoi për ta hitet e tij më të njohura.

“Nuk mund ta lejoja “familjen” time të shkonte me duart bosh. Dashuria dhe lidhja që ndamë së bashku natën e kaluar do jetë gjithmonë tatuazh në zemrën time”, shkruan këngëtari.


TË NGJASHME