HomeShowbiz

Këngëtari me famë ndërkombëtare “propozon” për martesë Kejvinën

Këtë të shtunë dedikuar ‘Halloween’-it, në studion e ‘Shiko kush Luan’ ka qenë i ftuar edhe artisti rumun Yaar.

Duke qenë se ishte “mik” në një mënyrë shumë funny, produksioni u përpoq të gjente edhe një nuse shqiptare për Yaar, i cili duhet ta bënte vetë zgjedhjen nga fotot e personazheve shqiptare të cilat zgjidhte vet t’i “eleminonte” për të shkuar në fund tek e dashura perfekte.

Pa e kuptuar në fakt, ai zgjodhi pikërisht Kejvina Kthjellën që ishte gjithashtu një nga të ftuarat e mbrëmjes. Kjo padyshim solli shumë të qeshura në studio ku u improvizua edhe një propozim për martesë për Kejvinën me muzikën karakteristike në sfond.

Më bukur se kaq, s’bëhet! Ne i sugjerojmë Yaar dhe Kejvinës të dalin vërtetë në një ‘date’ sepse asnjëherë nuk i dihet, shkëndijat e para janë edhe më domethënëset…


TË NGJASHME