HomeShowbiz

Këngëtari shqiptar tërhiqet papritur nga muzika

Këngëtari shqiptar, Skerdi Ago ka marrë vendimin e papritur për t’u tërhequr nga muzika. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari në profilin e tij në Instagram, i cili shprehet se për muzikën ka sakrifikuar shumë gjëra ndaj tani ka zgjedhur të vijojë i vetëm.

Skerdi tregon se do të bëjë pushim për një farë kohe deri në përgatitjen e projekteve të reja. Jo më larg se dje, ai njoftoi shkëputjen nga kompania diskografike Redbox, pjesë e së cilës ka qenë prej kohësh bashkë me Gjikon.

Statusi i tij në instagram:
Muzika – Gjëja që kam dashur që në fëmijëri. Kam sakrifikuar shumë për të, madje kam qëndruar larg familjes për të arritur ëndrrën time, pa e ditur nëse do mund ta realizoja. Megjithatë, mendoj që kam arritur në një pikë që kam dashur, të paktën deri sot, duke ju falenderuar të gjithë bashkëpunëtoreve të mi, atyre që më hapën shumë rruge dhe besuan në mua. Sot, kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund. Nuk jam shprehur kurrë kaq drejtpërdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj për pak kohë në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur rikthehem. Do shihemi shumë shpejt me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im. Falenderoj secilin nga ju që më keni dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar pavarësisht vështirësive që ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni të qëndroni me mua. I juaji SKERDI!!!


TË NGJASHME