HomeShowbiz

Këngëtari shqiptar tregon eksperiencën me Covid-19: Më kapi me të qarë

Këngëtari i ri për publikun por jo pak i njohur, Lorenc Hasrama, ka treguar se si e ka kaluar eksperiencën kur ishte i infektuar me koronavirus.

Lorenci ka treguar në emisionin radiofonik “Live From Tirana” se ditët kur ka qenë i infektuar kanë qenë të vështira për të, por ai ka qenë me fat që ka pasur familjen afër.

Ai shprehet herë pas here është përlotur, por gjithashtu ai u shpreh se këtë periudhë është angazhuar në krijimin e teksteve të reja të këngëve, por nuk ka qenë gati t’i realizojë në studio e t’i publikojë.

Gjatë këtij viti, Lorenci ka publikuar dy këngë, “Money Money” dhe “Vaj vaj”.


TË NGJASHME