HomeShowbiz

Këngëtarja e famshme shqiptare tashmë dhe si politikane

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Eliza Hoxha, ka disa vite që ka marrë një pauzë nga skena, por ajo mbetet një nga artistet më të dashura për publikun në Kosovë dhe Shqipëri.

Profesioni i saj i dytë, në të cilin ajo ka investuar me vite të tëra, është arkitektura. Por, ajo çfarë nuk prisnim ishte që ajo t’i angazhohej edhe një karriere të tretë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka dhënë vetë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”,- është shprehur Veseli.


TË NGJASHME