HomeShowbiz

Këngëtarja e njohur flet për paragjykimet: Po përpiqemi të ndryshojmë…

Revista prestigjoze Elle, së fundmi ka intervistuar edhe këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa. “Dua Lipa është tani mbretëresha e ‘dark pop’ dhe një nga këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën”.  Kështu është cilësuar këngëtarja mjaft e suksesshme shqiptare. Intervista nis në shtëpinë ku Dua, po qëndron me qera dhe është duke i përgatitur mëngjesin gazetares.

Nga veza që po gatuan, ato shkëputen dhe Dua fillon të tregojë për të kaluarën e këngëtares shqiptare.

Lipa, tregon se: “Para luftës, nëna ime studionte juridikun. Babai im bënte muzikë dhe studionte për stomatologji. Në Londër prindërit e mi punonin në lokale dhe në kafene, ndërsa babai shkonte në universitet në të njëjtën kohë. një nga gjërat që mësova nga prindërit e mi është si u përshtatën me rrethanat, pavarësisht gjithçkaje”.

Ajo tregon se në moshën 9-vjeçare, ka filluar studimet në të njëjtën shkollë, ku ka edhe Amy Winehouse, në shkollën Sylvia Young Theatre.

Më pas, Dua kujton se si në moshën 11-vjeçare, sëbashku me familjen u detyruan të kthehen në Kosovë sepse babait të saj, Dukagjin Lipa, i ofruan një punë që s’mund ta refuzonte. Këngëtarja kujton se vështirësitë ishin të shumta, sidomos në shkollë:

“Isha vajza që flisja shqip me theks anglisht. Nuk isha shumë e mirë në mësime, sepse të gjithë në Kosovë mësonin kimi dhe algjebër, ndërsa unë isha akoma te thyesat. Ata fëmijë ishin shumë të zgjuar. Më mori kohë”.

Ndërsa ke shpenzuar kohën më të madhe në Londër, sa e lidhur ndihesh me Kosovën?

“Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti marrësh vesh ti, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ju keni etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka një paragjykim për këtë. Në filma, çdo shqiptar është në mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë”.


TË NGJASHME