HomeShowbiz

Këngëtarja e njohur ndihmon protestuesit, pastron plagët e dy personave

Protestat në Amerikë po bëhen më të dhunshme e si pasojë janë duke u lënduar shumë persona.
Për ti qëndruar në krah protestuesve, artistë të njohur iu janë bashkuar marshimeve për fushatën ‘Black Lives Matters’.

Kjo ka ndodhur për shkak të vrasjes brutale të George Floyd nga një polic, veprim ky që po konsiderohet si racizëm.

Halsey është njëra nga këngëtaret amerikane, e cila përpos që i është bashkuar protestave, u ka dalë në ndihmë edhe atyre që janë lënduar.
Ajo është parë duke i ndihmuar dy prej protestuesve, të cilët kanë mbetur të lënduar në fytyrë.

E shoqëruar nga ish- i dashuri i saj, Yungblud, krijuesja e hitit “Bad at Love” është parë me veshje sportive teksa ua pastronte plagët dy personave.


TË NGJASHME