HomeShowbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare përfundon në gjykatë vetëm sepse postoi në Instagram një…

Personazhet e njohur ndiqen në çdo hap nga paparacët, të cilët presin për orë të tëra në rrugë ose kudoqofshin që të kapin “mat” VIP-at. Janë të shumta historitë kur të famshmit janë ankuar se paparacët po dhùnojnë privatësinë e tyre, mirëpo ata vijojnë punën e tyre dhe me sa duket Dua Lipën nuk e shqetëson shumë kjo gjë.

Artistja shqiptare ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto të shkrepur nga paparaci, ku ky i fundit e ka paditur në gjykatë. Është fjala për fotografin, Robert Barbera i cili e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se këngëtarja ka shkelur të drejtën e autorit.

Imazhi në fjalë është shkrepur në korrik të vitit 2018 dhe Lipa shfaqet e veshur me një triko të zezë që mban fjalën “HEROES” me shkronja të mëdha të mëdha.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në padi.

Ndërkohë ju kujtojmë që kjo është hera e dytë brenda vitit që yllit të popit i ndodh e njëjta situatë. Ajo është paditur edhe më herët nga kompania e quajtur “Integral Images”.


TË NGJASHME