HomeShowbiz

Këngëtarja konfirmon kurorëzimin e dashurisë 10 vjeçare

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Miley Cyrus ka konfirmuar se është martuar me Liam Hemsworth në fshehtësi.

Mësohet se dyshja kanë 10 vjet së bashku dhe takimin e parë e kanë pasur në vitin 2008 teksa realizonin filmin “The last song”. Nga aty lindën shkëndijat e para të dashurisë. Ata kanë një histori dashurie që i ka kaluar shumë sfida. Lidhje e fejesë në moshë të re, ndarje dhe skandale më pas për t’u ribashkuar e për të vazhduar fejesën, Miley dhe Liam janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes, sidomos për martesën e tyre që është pritur tashmë një kohë të gjatë.

Çifti lidhi kurorë në vigjilje të Krishtlindjeve në një ceremoni shumë intime me të afërmit në shtëpi.

E përmes disa fotografive të ëmbla që Miley ka shpërndarë, ajo ka kofirmuar martesën me fjalët: “10 vjet më vonë…”.

 

 

 

View this post on Instagram

My love ??

A post shared by Liam Hemsworth (@liamhemsworth) on

 

 


TË NGJASHME