HomeShowbiz

Këngëtarja me famë botërore bën ndryshimin drastik në look, menjëherë mbas ndarjes (FOTO)

28-vjeçarja Demi Lovato është shfaqur në disa fotografi me flokë të prera shkurt dhe u pëlqye shumë nga fansat dhe miqtë e saj.

Ajo ka guxuar me look-un e saj, por ky i fundit renditet si ndër më të guximshmit e saj. Demi Lovato,përfundimisht ka befasuar ndjekësit e saj kur u shfaq në “Instagram” me pamje krejt ndryshe nga ç’janë mësuar ta shohin.

Ekipi i këngëtares foli rreth këtij ndryshimi dhe vuri në dukje se modeli i ri i flokëve të saj tregon se ajo tashmë ka nisur një kapitull të ri të jetës pas ndarjes nga Max Ehrich.

Kujtojmë që këngëtarja e hitit “Sorry Not Sorry” i dha fund pak javë më parë fejesës dy mujore me Ehrich.


TË NGJASHME