HomeShowbiz

Këngëtarja shqiptare ndryshon sërish look, ja si duket tani

Si çdo herë Dafina Zeqiri nuk qëndron dot për një kohë të gjatë me një look edhe luan shpesh me paraqitjen e saj.

Thujase çdo muaj kemi një pamje të re, e cila na surprizon gjithmonë.

Këngëtarja ka provuar çdo ngjyrë, model e gjatësi flokësh, ndërsa pak kohë më parë na habiti kur i preu flokët e saj shkurt fare.

Sot, Dafina ka ardhur me një look të ri, që e bën të duket fiks si personazhi i njohur në serialin “La casa de Papel”.

Dafina i ka prerë flokët njësoj si aktorja në rolin e Tokyo-s dhe duket kaq bukur.

Madje ajo vetë e ka krahasuar veten me Tokyo-n, duke i kërkuar njerëzve të votojnë për aktoren ose për të.


TË NGJASHME