HomeShowbiz

Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël?!

Pak ditë më parë disa burime treguan se këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi është në pritje të ëmbël.

8 vite pas martesës me muzikantin, Astrit Pallaska, ajo ka vendosur të zgjerojë familjen dhe për herë të parë këngëtarja ka publikuar foto ku i duket barku i rrumbullakosur.

Ndonëse Yllka nuk e ka konfirmuar ende lajmin e shtatzënisë, fotot e fundit e tregojnë hapur.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan jeshil elegant, por sytë të shkojnë direkt tek barku.

Këngëtarja është munduar ta fshehë pas palave të fustanit, megjithatë ndjekësve nuk u ka shpëtuar barku i këngëtares.

Ajo duket të jetë në muajt e parë të shtatzënisë dhe nurin e ka marrë që tani.


TË NGJASHME