HomeShowbiz

Këngëtarja shqiptare, tregon çfarë ka përjetuar para se të bëhej e famshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është tashmë një ndër emrat më të lakuar në media dhe numëron miliona ndjekës në rrjete sociale.

Mirëpo, jeta e saj s’ka qenë aq e thjeshtë para famës dhe një episod tepër të sikletshëm na e ka treguar vetë Bebe në Instagram.

“Një ditë në shkollë, isha ulur në lokal së bashku me shoqet e mia të klasës. Një vajzë që më ngacmonte gjithmonë, filloi të vinte nëpër tavolina dhe t’i thoshte të gjithave se ishin të bukura, derisa erdhi tek unë dhe më ulëriti “E shëmtuar” në fytyrë, ndërsa të gjithë nisën të qeshin.Tallesha çdo ditë dhe kthehesha në shtëpi duke qarë. Kisha frikë të shkoja në shkollë pasi askush nga mësuesit s’bënte asgjë kur i kërkoja ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se s’ka rëndësi çfarë background-i keni, kë dashuroni apo ku besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt.”- ka shkruar Bebe në postim.


TË NGJASHME