HomeLifestyle

Keni qenë ndonjëherë kuriozë të dini sa gjatë do të jetoni? Zbulojeni me anë të këtij testi 30 sekondësh

Keni qenë ndonjëherë kuriozë të dini sa gjatë do të jetoni? Asgjë nuk është e parashikuar në jetë, por një aplikacion i ri synon të parashikojë jetëgjatësinë tuaj, si dhe rrezikun e një ataku në zemër në 10 vitet e ardhshme.

Ai përdor informacione të tilla si pesha, gjatësia, gjinia dhe presioni i gjakut për të përcaktuar cilësinë e jetës dhe vitet që ju kanë mbetur.

Ekspertët në Universitetin e East Anglia zhvilluan aplikacionin ‘MyLongevity’ duke përdorur të dhëna anonime shëndetësore.

Ai gjithashtu merr parasysh zonën në të cilën jetoni, dhe nëse keni apo jo probleme të tilla si diabeti, kolesteroli i lartë ose artriti reumatoid.

Kur përdoruesit shkojnë në aplikacion atyre u paraqiten dy grupe pyetjesh.

Fillimisht është informacioni bazë i cili përfshin; moshën, gjininë, përkatësinë etnike, gjatësinë dhe peshën.

Në këtë seksion iu kërkohet të vendosni kodin tuaj postar (nëse jetoni në Angli), si dhe mënyrën se si zona juaj renditet për sa i përket mirëqenies.

Në seksionin e dytë kërkohen më shumë informacion në lidhje me historikun tuaj mjekësor dhe çdo problem shëndetësor që mund të keni.

Provojeni duke klikuar këtu.


TË NGJASHME