HomeLifestyle

Keni takimin e parë? Ja si të visheni

Kur vjen puna te takimi i parë me atë të riun, s’kemi si të jemi indiferente. Duam të dukemi bukur, të vishemi bukur, të na pëlqejnë! Nuk ka rëndësi mosha, eksperienca apo numri i partnerëve të dikurshëm në jetë.

Sido që të shkojë takimi, rëndësi ka që ju ta bëni tuajën: të hyni dhe të dilni si një zonjushë e vërtetë.

Nëse ju është ngulitur në kokë të mos pispilloseni shumë sepse s’doni të mendojë që e bëtë gjithë këtë për t’i rënë në sy, atëherë vishuni kështu:

Xhinseve të ngushta vishuni një palë çizme deri në gju si dhe shoqërojini me një golf dhe pallto. Çanta preferohet e zezë dhe me zinxhirë.

Do të jeni rehat, ngrohtë por dhe e veshur bukur. Mos harroni që kur vjen puna të veshja, meshkujve iu shkojnë sytë direkt te çanta dhe këpucët. Ju i keni që të dyja nam!

Për gjithkënd që e ka ndare mendjen për fustan, një i bardhë është ideal. Visheni të shkutër, ama me kusht që në pjesën lart të jetë i mbyllur.

Kombinojeni me një pallto gri dhe një palë çizme të gjata të errëta. Do të rrezatoni pastërti dhe ai thjesht s’do t’i heqë dot sytë nga ju.

Pastaj, nëse jeni tipi i kapeleve, ne kemi një ide edhe për ju. Mos e hiqni, mbajeni vënë! Fundja është stili juaj dhe ai duhet ta dijë këtë. Një palë pantallona të ngushta të zeza, një këmishë të bardhë mjaft sensuale dhe një xhaketë sipër.

Këpucët me taka të mos ju mungojnë si dhe shihni po patët një çantë të vockël. Do të duket shumë bukur nëse e mbani sidomos diagonal. Minimalisht ai do t’ju mbajë mend si vajza që vishej mirë.

Nëse ju pëlqejnë veshjet ekstravagante, lëkura dhe pellushi, një kombinim është ky: këmishë e bardhë, një shall i lidhur nyjë, pantallona lëkure, cizme dhe pellush. Canta të mos jetë e ngarkuar, të ketë një prerje sa më të thjeshtë të mundshme.

Kur ai ju njofton se do të shkoni në një ambjent të mbyllur, mbi të gjitha të ngrohtë mbi të gjitha dhe ju doni të dukeni sa më seksi të jetë e mundur, veshjen jua bëmë gati!

Një palë çizme me takë, një palë pantallona më të ngushta se e ngushta vetë, një gjysmë golf dhe palltoja e hedhur sipër. Ah po, reçipetat mund t’i harroni ashtu si padashje në shtëpi.


TË NGJASHME