HomeUdhëtime

Kepi i Rodonit, perla e bregdetit shqiptar


Nëse keni ndërmend të bëni një udhëtim të shkurtër drejt atraksioneve turistike shqiptare, një zgjedhje ideale është Kepi i Rodonit dhe sigurisht një tur i ofruar nga Protravel. Protravel është një agjenci turistike që ka zhvilluar ture verore të shumta drejt mrekullisë së Kepit të Rodonit dhe jo vetëm. Përgatituni për të shijuar turin e rradhës në datën 4 gusht. Me vete mjafton të keni energjinë, entuziazmin dhe njerëzit tuaj më të dashur, dhe këto ju mjaftojnë për të shijuar çdo moment të udhëtimit.

Kepi i Rodonit është një nga destinacionet më të kërkuara turistike si nga të huajt ashtu edhe nga vendasit. Ky rrip i lartë toke në formë gadishulli shtrihet në detin Adriatik dhe ofron peisazhe tërheqëse si dhe disa monumente historike e kulturore të rëndësisë së veçantë.

Ndodhet pak kilometra nga kryeqyteti dhe është një “arratisje” ideale për ti shpëtuar rutinës së përditshme. Në sezonin e verës të shumtë janë ata turistë që e vizitojnë për shkak të plazhit të virgjër e rërës së pastër e të imët.

Përvec plazhit, ka edhe disa atraksione turistike si: Kalaja e Skëndërbeut apo Kisha e Shën Andout. Kalaja e Skënderbeut është ndërtuar në vitin 1451-1452 nga Skënderbeu, siç thotë legjenda, për të pasur dalje në det dhe për të ikur në rast të një sulmi drejt Italisë. Këtu kanë qenë 4 manastire gjithsej: Manastiri i Shën Anastasisë, i Shën Kollit, i Shën Mërisë dhe Kisha e Shën Andout, e cila pas viteve ’90 ka qenë në rrënoja dhe është rindërtuar pas financimeve gjermane.

Për të shijuar nga afër këtë bukuri natyrore, bashkohuni me Protravel në turin e ardhshëm. Mos lini pa shfletuar mrekullitë e vendit tonë.

Kepi i Rodonit
4 Gusht
1000 leke/personi
Nisja perballe “Asllan Rusit” ora 07:00
Na kontaktoni 0697042444 / 0697042999

Website: http://protravelagencies.com/

Facebook : https://www.facebook.com/pg/protravelagencies/posts/?ref=page_internal

Për më shumë oferta nga Protravel Agency :

 +355 69 70 42 444 / 69 70 42 999

 [email protected]

 Zogu i Zi, pranë Ring Cente


TË NGJASHME