HomeSport

“Këpuca e Arte”, ndëshkimi i Mbappe favorizon Messin

Sulmuesi PSG, Kylian Mbappe ishte i vetmi kërcënim serioz për Lionel Messin në garën për “Këpucën e Artë” këtë vit. Siç duket zhvillimet në ndeshjet e fundit, e kanë caktuar në një farë mënyre edhe fituesin e këtij viti.

Mbappe, ishte protagonisti negativ në ndeshjen e zhvilluar mes PSG dhe Rennes, duke bërë një ndërhyrje brutale ndaj Damien De Silva. Kartoni i kuq ishte i menjëhershëm për yllin francez, por Komisioni i Disiplinës, ka vendosur ta dënojë edhe me tre ndeshje pezullim.

Në renditjen e shënuesve më të mirë, Mbappe mbante vëndin e dytë, pas yllit të Barcelonës Lionel Messi. Mirëpo pas këtij pezullimi, sulmuesi 20-vjeçar humbet shanset për të konkurruar për “Këpucën e Artë”. Ndërkohë, gjërat bëhen më të lehta për Lionel Messin, i cili ka një distancë konsiderueshme nga vendi i tretë, që mbahet nga sulmuesi italian Quagliarella.


TË NGJASHME