HomeSport

Keq e më keq situata për Neymar, injorim dhe dëmtim në seancën stërvitore

Ky sezon për Neymar, mund të konsiderohet si një nga sezonet më të vështirë në aspektin individual. Me skuadrën franceze, PSG arritën vetëm të fitonin kampionatin, që qoftë për Neymar, qoftë për klubin është një dështim i madh. Për Neymar, që dëshiron të jetë numri një në botë vetëm fitorja në kampionat është shumë pak. E si të mos mjaftonte kjo edhe aventura me kombëtaren e Brazilit, nuk po shkon fare mirë. Fillimisht ishte trajneri Titte që pas incidentit të Neymar në Kupën e Francës, vendosi ti heqë shiritn e kapitenit. Pas kësaj, në seancën e fundit stërvitore, ylli brazilian, është irrituar pas një injorimi që Weverton, një nga lojtarët e rinj të grumbulluar i ka bërë.

Në një video të publikuar, gjatë seancës stërvitore, Weverton shihet ti bëjë një kalim “tunel” Neymar, ndërkohë që ky i fundit se ka pritur fare mirë këtë lëvizje, duke e përplasur në tokë futbollistin e ri. Si për ta mbyllur, Neymar, ka ndjerë shqetësime në këmbën e tij të djathtë, aq sa nuk arriti ta zhvillojë të plotë seancën stërvitore. Megjithatë, fatmirësisht pas ekzaminimeve të kryera, mjekët e ekipit, kanë arritur në përfundimin se nuk ka asgjë shqetësuese dhe se ai do të jetë i gatshëm për teknikun Titte për dy ndeshjet miqësore ndaj Katarit dhe Honduras.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=q6JP9O5HWkQ

TË NGJASHME