HomePolitikë

Kërcënohen politikanët gjermanë, ja për kë dyshohet

Politikanët ekologjistë Cem Özdemir dhe Claudia Roth në Gjermani janë kërcënuar me vdekje nga persona që dyshohet se janë ekstremistë të djathtë. Policia menjëherë shtoi masat e sigurisë.

Mediat gjermane njoftojnë se në zyrën e politikanit ekologjist me origjinë turke, Ozdemir, ka mberritur në fund të tetorit një e-mail, ku thuhet se “ai gjendet lart në listën e personave që do të vriten. E-mailin e ka dërguar një grup me emrin Divizioni i Armëve Atomike (Atomëaffen Division- AËD), nga SHBA.

Ky rrjet ka kërcënuar me vdekje edhe politikanen ekologjiste Claudia Roth. Lajmin e botoi grupi i gazetave nga Eseni – Funke Mediengruppe. Özdemir u shpreh se fjalët dhe kërcënimet e fundit ishin shumë më të rrezikshme se “ofendimet e zakonshme”.

“Për momentin jemi duke shqyrëtuar mundësitë e vrasjes, në ndonjë prej tubimeve të ardhshme publike. Apo do t’ju kapim para vendbanimit tuaj?” , thuhet në email. Politikani njoftoi menjëherë Zyrën Federale Kundër Kriminalitetit dhe policinë e Bundestagut.

Ndryshe nga radhët e kaluara, si ai ashtu edhe Roth, këtë herë i kanë marrë kërcenimet shumë seriozisht. Pjesëtarët e AWD konsiderohen përgjegjës për një sërë vrasjesh dhe sulmesh të planifikuara, thote DW.

Ata janë të organizuar në qeliza, komunikojnë me gjuhë sekrete në internet dhe bëjnë thirrje raciste. Ne Gjermani, në muajin qershor u vra politikani pro-emigrantëve Walther Lübcke, për vdekjen e të cilit u arrestua ekstremisti enonazist Stephan Erns, i cili e pranoi krimin.


TË NGJASHME