HomeLajmi i Fundit

Kërcënoi gruan se do e vriste, arrestohet 54- vjeçari në Lezhë

Një 54- vjeçar është arrestuar nga Policia pasi kërcënoi gruan se do e vriste me armë zjarri.

B.L.,54 vjeç banues në Dragushë të Lezhës dhunonte fizikisht dhe psikilogjikisht bashkëshorten e tij, por ka qenë kjo e fundit që lajmëroi Policinë ditën e djeshme.

Policia e arrestoi 54- vjeçarin dhe i sekuestroi armën e zjarrit tip ’Pushkë’ me 19 fishekë. Vetëm për armëmbajtje pa leje dënimi i një personi parashikohet deri në 7 vite burg.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë

Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

Pushka