HomeLajme

Kërkohej në gjithë Europën, kush është shqiptari i arrestuar në Itali

Arrestohet ne Itali nje shtetas shqiptar, i cili ishte person i shpallur ne kerkim ne te gjithe Europen.

Mediat italiane shkruajne se ne pranga eshte vene shtetasi Arben Terqalaki, 32 vjeçari, per te cilin kishte urdher kerkimi qe ne vitin 2014.

Shqiptari jetonte në Alessandri dhe u zbulua pas nje kontrolli qe policia beri ne kete qytet.

Pas kontrollit, polici verifikoi se ishte pikerisht ai personi qe kerkohej dhe e prangosen.

Ai kerkohej për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, nxitje, shfrytëzim të prostitucionit të kryer në Spanjë. Per keto akuza ai duhet te vuaje 11 vite burg.


TË NGJASHME