HomeLajmi i Fundit

Kërkohet drejtësi për gazetaren e vrarë në Afganistan

Mina Mangal, që ka punuar si prezantuese televizive para se të përfshihej në politikë, është vrarë në Kabul ditën e shtunë.

Shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah është zotuar se vrasësit e saj do të kapen.

Policia është duke kryer hetime, mirëpo nuk është e qartë se kush qëndron mbrapa vrasjes së saj.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria e Brendshme ka thënë se Mangal ka qenë duke shkuar në Komisionin parlamentar për Kulturë, kur është vrarë në mëngjesin e së shtunës.

Gjykata Supreme e Afganistanit dhe grupet e shoqërisë civile, kanë bërë thirrje për hetim serioz të vrasjes së saj.

Aktivistja e të drejtave të grave, Wazhma Frogh, ka thënë përmes një postimi në Twitter se Mangal ka treguar shpesh në rrjetin social Facebook se ka marrë kërcënime për jetë.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar rritjen e dhunës në baza gjinore, sidomos në zonat e dominuar nga talibanët.

Edhe organizata ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij ka renditur Afganistanin si shtetin për të përgjakshëm për gazetarët në 2018.