HomeLajmi i Fundit

Kërkoi auditimin e “Albcontrolit”/ Rama Metës: Vazhdo me Leskon dhe Leshkon!

Vetëm pak minuta pasi Presidenti i Republikës kërkoi nga KLSH nisjen e një auditimi për shoqërinë “Albcontrol”, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes Twitterit.

Rama duke akuzuar sërish Metën dhe Berishën për gjithë bllokimin e ndodhur, shprehet se edhe ky plan i presidentit dështoi.

Rama akuzon Metën dhe Berishën për plan për bllokimin e vaksinimit, teksa thotë se ky plan dështoi. Sa i përket auditimit, kreu i qeverisë i drejtohet Presidentit t’i vazhdojë Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”


TË NGJASHME