HomeShowbiz

Kërkon dashurinë në Përputhen/ Efi kapet mat me Atdheun duke provuar…

Një nga personazhet që ka trazuar jo pak “ujërat” e show bizit shqiptar është padyshim Atdhe Xheravina. Nga lidhja me konkurrentet e Përputhen, tek marrëdhënia e përfolur me Bora Zemanin e deri tek përfshirja në Big Brother në shérrin mes Arjolës dhe Antonelës.

Mirëpo në një video të postuar nga “Kryefjala”, Atdheu është kapur mat në një dyqan në Tiranë duke u shoqëruar me Efin e Përputhen teksa provonte fustane.

Në fotot e siguruara ata duken mjaft të afërt me njëri tjetrin gjë që na bën të dyshojmë se mes tyre mund të ketë një romancë.

Efi po ashtu ka “shkundur” rrjetin me futjen e saj në Përputhen dhe është folur mjaftueshëm për ngjashmërinë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën. Mesa duket djali që i ka rrëmbyer zemrën, ndodhet jashtë dhe ai është pikërisht Atdheu.

Në anën tjetër u përfol se Atdheu do të rikthehej në Përputhen, mos ndoshta shkaku është pikërisht Efi?

Gjithsesi duhet ta pranojmë që duken një çift mjaft simpatik!

Video LINK


TË NGJASHME